Zlatan Ibrahimovic insiston që misioni i tij është për të fituar Premierë Ligën dhe për të filluar atë që nisi në Manchester United.
36-vjeçari ka qenë jashtë fushës për një kohë të gjatë qysh pas lëndimit të ligamenteve në muajin prill, gjë që i dha fund sezonit debutes të sulmuesit në Old Trafford pas 28 golave brenda 46 ndeshjeve, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur me legjendën Thierry Henry para ndeshjes së Manchester United me Tottenhamin në Old Trafford të shtunën, suedezi shpjegoi pse është rikthyer.
“Kam thënë se do të rikthehem për të përfunduar atë që fillova”, ka thënë Ibrahimovic.
“Gjithçka që ndërtova në sezonin e parë – sigurisht ne fituam tre trofe, por fundi nuk ishte ai që prisja ose që askush nuk e dëshironte, veçanërisht pas asaj se si shkuan gjërat”
“Premierë Liga është shënjestra kryesore. Kjo është shënjestra ime për ta përfunduar”
“Gjithçka që fillova në sezonin ne do ta përfundojmë në sezonin e dytë”
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...