Sipas agjentit Mino Raiolo, Zlatan Ibrahimovic nuk i është ofruar Boca Juniors.
Raportet në Spanjë pretendojnë se sulmuesi i LA Galaxy, Zlatan Ibrahimovic është shënjestër e gjigantëve të Argjentinës, transmeton portali arbresh.info.
Boca tashmë ka siguruar shërbimet e ish kapitenit të AS Romas – Daniele de Rossi ndërkohë që AS sugjeron se Ibrahimovic mund të largohet nga Galaxy kur kontrata e tij të skadojë gjatë muajit dhjetor.
Megjithatë, Raiola ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social Twitter për të mohuar se ka qenë duke u përpjekur për të realizuar një lëvizje të tillë.
“Unë nuk e kam ofruar asnjëherë Ibrahimovicin te Boca Juniors apo te dikush tjetër. Janë plotësisht lajme të rreme”, ka shkruar Raiola.
37-vjeçari ka shkëlqyer në MLS qysh pas largimit nga Manchester United duke shënuar 49 gola brenda 53 paraqitjeve te Galaxy.
Por, pavarësisht formës së tij të shkëlqyer, Galaxy është në pozitën e katërt me 17 pikë larg nga rivali – Los Angeles FC./arbresh.info/
https://twitter.com/MinoRaiola/status/1176865379475496961?
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...