Disa javë më parë, raporte të ndryshme ngjallën thashetheme në Manchester United se trajneri Jose Mourinho kishte ndërmend të sjellë sërish në skuadër sulmuesin Zlatan Ibrahimovic për t’i ndihmuar atij me problemet në linjën frontale si dhe atmosferën në dhomën e zhveshjes.
Megjithatë, Jose Mourinho ishte shumë i qartë kur është pyetur rreth kësaj në konferencën për shtyp para ndeshjes së Manchester United në Premierë Ligë kundër Evertonit të dielën duke thënë thjeshtë:
“Jo”
Ish reprezentuesi i Suedisë ka pasur një karrierë vërtetë impresive, ndonëse kohë pas kohe gjërat nuk kanë shkuar sipas planit të tij. Pas tri viteve te Malmo FF, ai shpenzoi një kohë të ngjashme edhe te Ajaxi para se t’i bashkohej Juventusit në Serie A, transmeton portali arbresh.info.
Pas kësaj, 37-vjeçari shpenzoi edhe tri vite te Interi dhe më pas iu bashkua edhe Barcelonës. Megjithatë, personaliteti i tij ishte ndeshur me atë të trajnerit të atëhershëm – Pep Guardiolas dhe pas vetëm një viti në Camp Nou, ai kaloi në formë huazimi te AC Milani. Vetëm 12 muaj më vonë, transferimi u bë i përhershëm.
Në vitin 2012, ai nënshkroi për Paris Saint Germain dhe shënoi një shifër impresive të golave prej 156 brenda 180 paraqitjeve për kampionin aktual të Francës. Më pas iu bashkua Jose Mourinhos në Manchester United në vitin 2016.
Që nga marsi i këtij viti, ai ka qenë duke luajtur për LA Galaxy.
Por, rikthimi në Old Trafford nuk është i mundshëm më./arbresh.info/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...