Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho thuhet se mund të kërkojë rinënshkrimin me Zlatan Ibrahimovicin për tre muaj huazim nga LA Galaxy menjëherë pas Vitit të Ri.
Suedezi ka pasur një sukses të mrekullueshëm gjatë sezonit të vetëm te United duke kontribuuar me 28 gola brenda 46 paraqitjeve para se të pësoj një lëndim serioz në këmbë, transmeton portali arbresh.info.
Ibrahimovic më pas kishte problem për të shfaqur sërish të njëjtën gjë te United gjatë edicionit të dy, ku arriti të realizojë vetëm një gol brenda shtatë ndeshjeve dhe kontrata e tij u ndërpre menjëherë në muajin mars pasi lojtari vendosi për kalim në MLS te Galaxy.
36-vjeçari deri tani ka shënuar 21 gola brenda vetëm 25 paraqitjeve dhe sipas ‘ESPN’, një rikthim befasues i veteranit në United mund të jetë i mundur.
Mourinho thuhet se beson që Zlatani mund të ketë ende ndikim në linjën frontale të klubit si dhe do të ishte një aset kryesor në dhomën e zhveshjes, ku aktualisht janë duke pasur përçarje të mëdha mes lojtarëve dhe trajnerit./arbresh.info/
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?