Zlatan Ibrahimovic ka njoftuar se nuk e ka në plan të pensionohet pas largimit nga Manchester United.
35-vjeçari, i cili përfundoi sezonin 2016-17 me një lëndim të rëndë në ligamente, ka zbuluar se është në gjendje të luaj edhe për dy vite, transmeton portali arbresh.info.
Ish reprezentuesi i Suedisë ka qenë duke u kërkuar për transferim në MLS, por agjenti i tij Mino Raiola ka deklaruar që klienti i tij do të vazhdoj qëndrimin në Evropë edhe për një kohë të gjatë.
“Shumë klube e kanë kërkuar Zlatanin”, konfirmoi Raiola. “Ai mund të luaj edhe dy vite dhe do të vazhdoj qëndrimin në Evropë, 100 për qind”
Ibrahimovic ka shënuar 28 gola brenda 45 paraqitjeve për të gjitha kompeticionet në Manchester United sezonin e ardhshëm./arbresh.info
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet