Google ADS

Zlatan Ibrahimovic kontaktohet nga AC Milani

22:16 | 5 Nëntor 2018
Arbresh Info

‘Calciomercato’ ka raportuar ekskluzivisht mbrëmjen e sotme (e hënë) se gjiganti në Serie A, AC Milani, është në bisedime konkrete për të nënshkruar me ish sulmuesin e Manchester United dhe sulmuesin aktual të La Galaxys, Zlatan Ibrahimovicin.

Lexo edhe: E ardhmja e Philippe Coutinhos në Barcelonës është në dyshime

Raporte të ndryshe i kanë lidhur “Rossonerët” me rikthimin e ish reprezentuesit të Suedisë në San Siro, ndërkohë që Fabrizio Romano zbuloi dje për një interesim serioz nga të dy palët duke shtuar se një marrëveshje është e mundshme në merkaton e muajit janar, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Ronaldinho ka më pak se gjashtë euro në llogaritë e tij bankare

Njëri nga ekspertët tjetër të transferimeve në ‘Calciomercato’, Daniele Longo ka mësuar se Milani ka filluar kontaktet me agjentin e Zlatanit, Mino Raiolan, në përpjekje për të sjellë atë sërish në San Siro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme