Zlatan Ibrahimovic duket se tashmë e ka dhënë përshëndetjen e tij te Manchester United përmes një mënyre unike në një postim në rrjetin social Instagram natën kur kontrata e tij zyrtare skadon.
Sulmuesi suedez shpenzoi sezonin e kaluar në Old Trafford duke përfunduar si golashënuesi më i mirë me gjithsej 28 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë atë në finalen e FA Cup ndaj Southamptonit, transmeton portali arbresh.info.
Lexo edhe: Ronaldinho tregoi se është ende mbreti me këtë aftësi që shfaqi ndaj Man Utd (VIDEO)
Manchester United duket se është i vendosur në transferimin e Alvaro Moratas së Real Madridit si një zëvendësues të tij, pasi klubi e ka liruar suedezin duke mos i ofruar mundësinë për të vazhduar qëndrimin në klub pas transferimit nga Paris Saint Germain.
Derisa thashetheme të ndryshme pretendonin që Ibrahimovic do të vazhdoj stërvitjet te United derisa të rikuperohet nga dëmtimi i ligamenteve dhe më pas të nënshkruaj kontratë të re, ai duket se tani ka konfirmuar largimin nga klubi.
“Erdha. Thash. Pushtova”, ka shkruar 35-vjeçari në foton e postuar në Instgram./arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BV-V7QoAAKx/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet