Milani i Stefano Piolit po kalon një edicion me shumë luhatje, teksa i mungon ritmi si në kampionat ashtu dhe në Champions League.
Për t’i ardhur në ndihmë kuqezinjve, Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet për të tretën herë.
Suedezi, i cili u pensionua në qershorin që lamë pas, është gati për rikthimin në Milano.
Këtë herë si këshilltar i pronarit Gerry Cardinale.
42-vjeçari do të jetë një partner operacional i fondit RedBird ku ish-sulmuesi ka një raport të shkëlqyer me trajnerin Pioli.
Ndërkohë që gëzon respektin e lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Misioni i radhës është të bëjë urën lidhëse mes skuadrës, trajnerit dhe bordit drejtues.
Ibrahimovic ka fituar dy herë titullin kampion me Milanin si futbollist, ndërsa tani duket se është gati për të veshur kostumin e zyrtarit./ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...