Vera ka nisur dhe Zlatan Ibrahimovic i ka bërë vetes një dhuratë speciale. Futbollisti i LA Galaxy raportohet se ka blerë një jaht të ndërtuar nga kompania e famshme italiane “Ferretti”.
Jahti është i gjatë 30 metra, quhet “Riva 100 Corsaro” dhe kushton rreth 7 milionë euro.
Brenda këtij jahti luksoz ndodhet një klubi madh, garazh prej 4.5 metrash, bar koktejesh, jet ski, ndërsa në të mund të qëndrojnë deri në dhjetë persona.
Një “bishë” e vërtetë deti, të cilën gjiganti suedez do ta shfrytëzojë në maksimum gjatë qëndrimit në Kaliforni, ku mbizotërojnë ditët e nxehta përgjatë gjithë vitit dhe mund të organizosh festa pafund mes bukurosheve te pasarelave.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/jahti-i-i-ri-i-zlatan-ibrahimovic-nje-bishe-e-vertete-deti-544321/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë