Klubit të Super Ligës së Kinës, Shanghai Shenhua, që mori vëmendje të madhe me transferimin e Carlos Tevez gjatë muajit dhjetor, i është djegur një pjesë e stadiumit të tyre.
Flakë dhe tym është parë duke dal nga stadiumi i tyre ‘Hongkou’ mëngjesin e së martës, transmeton portali arbresh.info. Pamjet e shkrepura me telefon shfaqin zjarrfikësit duke u përpjekur për ta fikur zjarrin, i cili u ndal në ora 8:30.
Fatmirësisht, askush nuk raportohet se është lënduar, por dëmet thuhet se mund të detyrojnë Shanghain të luaj diku tjetër ndeshjet e ardhshme në Super Ligën e Kinës./arbresh.info
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...