Google ADS

Ziyech: Lampard kishte rol të rëndësishëm në vendimin tim

16:09 | 24 Shkurt 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Ajax, Hakim Ziyech ka pranuar se trajneri, Frank Lampard ka pasur rëndësi të madhe në vendimin e tij për tu transferuar te Chelsea.

Ziyech nënshkroi kontratë pesëvjeçare me “Blutë” për 44 milionë euro dhe do iu bashkohet në fund të sezonit, transmeton portali arbresh.info.

26-vjeçari për Ajax TV tha se është shumë i emocionuar dhe Lampard ka pasur influencë të madhe në vendimin e tij.

“Chelsea është klub i madh në garë. E pëlqej stilin e lojës, luajnë shumë në sulm dhe kjo është një ndër arsyet pse vendosa t’i bashkohem”.

“Lampard ka pasur rol të rëndësishëm. Kishim shumë kontakt në javët e fundit dhe me dha ndjesinë se me duhet të transferohem”, deklaroi ai.

Maroku në kampionatin holandez ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me 12 asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme