Paris Saint Germain raportohet se ka identifikuar trajneri Zinedine Zidane si një zëvendësues të mundshëm të Unai Emery.
Real Madridi është duke kaluar një sezon mjaftë të dobët pasi tashmë është jashtë nga gara për titull në La Liga, ndërkohë që janë të eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit, transmeton portali arbresh.info. Forma e tyre ka bërë që Zinedine Zidane të jetë i lidhur me një largim nga Bernabeu.
Pavarësisht se Emery ka fituar 79 nga 100 ndeshjet e tij në Parc des Princes, spanjolli vazhdon të jetë i lidhur me largimin nga skuadra në Liga 1 dhe sipas një raporti të ri nga ‘Marca’, PSG tashmë ka shfaqur interesim për trajnerin Zinedine Zidane.
Legjenda francezi është përshkruar si një “trajner i ëndrrave” në PSG dhe klubi nuk do të hezitoj për të reaguar në rast se 45-vjeçari është në dispozicion brenda muajve të ardhshëm.
PSG dhe Real Madridi do të përballen sonte (e martë) në kuadër të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve për të zhvilluar takimin kthyes pas fitores 3 me 0 në Bernabeu nga ‘Los Blancos’./arbresh.info/
Omega 3 cilat janë format më të përhapura dhe më të sigurta
Humb jetën një 36-vjeçar në Shkodër
Elita 5 dhe Aurela Gaçe shtojnë ngjyrat e spektaklit në Fest...
Vriten pesë ushtarë izraelitë gjatë luftimeve në Liban
E pamundur për Real Madridin ta mbajë Gulerin: Dy gjigantët ...
Deputetja e LDK-së: Takimi trepalësh për dialogun Kosovë-Ser...