Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka thënë presidentit të klubit Florentino Perezit se dëshiron të shes Alvaro Moratan.
Ylli i Real Madridit ka qenë duke u kërkuar shumë për transferim larg nga ‘Santiago Bernabeu’ pasi një numër i madh klubesh kanë shfaqur interesim për të, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea dhe Manchester United thuhet se janë duke vëzhguar Moratan derisa Antonio Conte raportohet të jetë i gatshëm për të shtruar ofertë madhështore për 24-vjeçarin gjatë verës.
Jose Mourinho është gjithashtu i interesuar në sulmuesin, madje trajneri i “Djajve të Kuq” ka telefonuar Moratan për të diskutuar rreth transferimit.
Bazuar në gazetën e përditshme spanjolle ‘Don Balon‘, Zidane ka vendosur për lejuar reprezentuesin spanjoll të largohet nga klubi.
Trajneri i ‘Los Blanocs’ raportohet se tashmë e di se duhet të shes një numër të madh lojtarësh këtë verë dhe i ka thënë presidentit të klubit të dëgjojë për ofertat që shtrohen rreth Alvaro Moratas me përfundimin e sezonit.
Morata ka bërë vetëm 12 paraqitje në La Liga te gjiganti spanjoll gjatë këtij edicioni./arbresh.info
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...