Ish presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon pretendon se ai mendon që Cristiano Ronaldo qëndron prapa largimit të Zinedine Zidanes.
Aty ka pasur shumë probleme, veçanërisht mes presidentit dhe vet Zidanes, por çështja që e vendosi afër largimit Zidanen ishte problemi me Ronaldon dhe Balen – në mënyrë specifike dëshira e Ronaldos për largim nga klubi, transmeton portali arbresh.info.
“Ai kishte disa mosmarrëveshje me presidentin gjatë sezonit”, ka thënë Calderon për ‘LoveSport Radio’. “Fillimisht me portierin, presidenti dëshironte të nënshkruante me portierin e Athletic Bilbaos dhe ai ka thënë se portieri im është Keylor Navas”
“Më pas kishte bisedime rreth Lewandoskit, por ne e dimë se atij i pëlqen Benzema”
“Dhe tani është problemi me Ronaldon dhe Balen – është një keqardhje me të vërtetë sepse më pëlqen Ronaldo dhe më është dashur shumë të punoj me të për të sjell në Real Madrid, por nuk ishte momenti i duhur për të thënë atë që ai tha dhe në mënyrën se si e tha”
“Ai e dinte se do të kishte probleme me Balen dhe Ronaldon”
“Ky është problemi që ne do të kemi brenda javëve të ardhshme dhe ndoshta kjo është diçka që ai e mendoi kur mori vendimin”
Zidane njoftoi për largimin e tij pasditen e së enjtes, vetëm pas ditë pas triumfit të tyre në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...