Zinedine Zidane raportohet se ka informuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, se dëshiron të heq dorë nga tetë lojtarë.
Trajneri francez besohet se është duke planifikuar për ndryshime madhështore të skuadrës pas një fillim aspak të dëshiruar të këtij sezoni, transmeton portali arbresh.info.
‘Los Blancos’ tashmë janë 10 pikë prapa rivalit dhe liderit të La Ligas, Barcelonës, pas 12 ndeshjeve.
Bazuar në ‘Diario Gol’, Gareth Bale është në listë dhe lojtarët e tjerë si Luka Modric, Kiko Casillas, Marcos Llorente, Jesus Vallejo dhe Achraf, që të gjithë mund të jenë në shitje verën e ardhshme.
Përveç kësaj, Zidane raportohet se është i përgatitur për të dërguar Lucas Vazquezin dhe Dani Ceballosin në formë huazimi kur të rihapet merkato e transferimeve në janar.
Bale, i cili është kërkuar për transferim në Manchester United, kaloi në Bernabeu nga Tottenham Hotspuri në vitin 2013 për një tarifë rekorde prej 85 milionë funta, por lëndimet e kanë dëmtuar atë në sezonet e fundit.
Deri tani këtë sezon, reprezentuesi uellsian ka bërë vetëm shtatë paraqitje në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji