Google ADS

“Zinedine Zidane shkarkohet nëse Liverpooli fiton Ligën e Kampionëve”

12:23 | 26 Maj 2018
Arbresh Info

Paul Merson është i bindur që Zinedine Zidane do të shkarkohet nga Real Madridi nëse Liverpooli siguron fitore mbrëmjen e sotme (e shtunë) në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev.

Ish mesfushori i Arsenalit dhe Aston Villas beson që fituesi francez i Kampionatit Botëror mund të përfundoj i shkarkuar nga Madridi në rast se dështon për të siguruar trofeun e madh të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

“Jurgen Klopp mund të shkarkoj Zinedine Zidanen sot sepse ai është një trajner më i mirë”, ka thënë Merson për ‘Daily Star’. “E di që Zidane ka fituar dy tituj radhazi në Ligë të Kampionëve, por ai ka pasur lojtarë të klasit botëror që kanë punuar me të”

“Ju duhet të gjykoheni në atë që bëni në ligën vendase kur ju jeni trajner dhe Real Madridi ka qenë shumë larg Barcelonës, tani është e qesharake”

“Barcelona nuk është aq e mirë, por Reali ka fituar vetëm një herë ligën qysh pasi Zidane mori detyrën dhe këtë sezon ata kanë përfunduar shumë larg në distancë në pozitën e tretë”

“Ai do të largohet nga burgu nëse fiton Ligën e Kampionëve. Por kompeticionet si kjo janë bonus. Liga është buka dhe gjalpë juaj”

“Ju nuk mund të gjykoni një trajner në një kompeticion eliminues sepse ju duhet pak fat dhe një paraqitje e mirë për të fituar atë”

“Zidane mund të fitoj tri radhazi dhe kjo do të ishte një arritje e mrekullueshme. Por, nëse ai humb finalen unë do të isha i tronditur nëse vazhdon detyrën e tij sepse ata janë kilometra larg Barcelonës”

Finalja në Kiev zhvillohet mbrëmjen e sotme duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Të ngjashme