Trajneri francez, Zinedine Zidane thuhet se nuk është larg një rikthimi te Real Madrid, si pasues i Carlo Ancelottit.
Carlo Ancelotti pothuajse me siguri do të largohet nga Madridi në fund të sezonit për të marrë përsipër kombëtaren braziliane, ndaj drejtuesit e Los Blancos po shikojnë për pasuesin e tij.
Sipas mediumit francez Footmercato, Florentino Perez tashmë ka kontaktuar Zidanen dhe ka nisur negociatat për rikthimin e tij në klubin më të madh evropian.
Zidane e tregoi veten fitues te Reali. Në dy kohë si trajner, ai fitoi 11 trofe, duke përfshirë tre Liga të Kampionëve.
Mediumit francez thekson se tani Zidane mund të ketë një shans të ri për të provuar dhe përmirësuar CV-në e tij me më shumë trofe si trajner.
Francezi u largua nga bankina e Realit dy vjet më parë si një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e klubit, dhe këtë verë ai mund të marrë sërish drejtimin e klubit nga Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
Prokurorët nisin hetim ndaj dyshimeve për manipulim të zgjed...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, Kurti: Kosova u dërgon n...
Bislimi priti në takim zëvendësdrejtoren për Ballkan dhe Evr...
Real Madrid miraton ‘ligjin e heshtjes’ – askush nuk duhet t...
Musliu pas dështimit të Komisionit të AKI-së: Zyba bëri pres...
SHBA-ja, e shqetësuar që Izraeli e ndaloi agjencinë e OKB-së...