Luka Modric ishte i destinuar për të fituar çmimin Topi i Artë, sipas ish trajnerit të tij – Zinedine Zidanes, i cili i kishte thënë mesfushorit kroat që ai mund ta fitoj këtë kur dyshja folën në janar të vitit 2016.
Modric i dha fund zyrtarisht dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit rreth çmimeve individuale pasi rrëmbeu Topin e Artë mbrëmjen e së hënës pas suksesit te Real Madridi duke fituar tri herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve nën udhëheqjen e Zinedine Zidanes, transmeton portali arbresh.info.
Zidane është e qartë se luajti një pjesë mjaftë të rëndësishme në formën e Lukas gjatë asaj kohe dhe Modric kishte lavdëruar trajnerin francez në një intervistë të shkëlqyer.
“Ishte një moment i veçantë kur ai më tha mua: ‘Ju mund ta fitoni këtë'”, ka thënë ai për ‘France Football’.
“Kur kam rinumëruar të gjitha trofetë individual që kam fituar këtë vit dhe kur e pash që isha pjesë e 30 finalistëve, unë fillova të besoj, por këtu ekziston një gjë që unë nuk do ta harrojë kurrë”
Modirc zbuloi tutje se Zidane e kishte thirrur atë në zyrën e tij një ditë duke folur rreth mundësisë për të fituar – një moment që e inspiroi lojtarin.
“Kur Zidane u bë trajner i Madridit në janar të vitit 2016, ai më thirri në zyrën e tij një ditë pas stërvitjeve dhe më tha se si më shikon si lojtar dhe çfarë pret nga unë”
“Ai ma tha mua se unë isha një lojtar i rëndësishëm për të dhe mbi të gjitha që ai më sheh mua si një lojtar që mund ta fitoj Topin e Artë”
“Kur dikush si Zidane, me gjithë personalitetin dhe historinë e tij, ju thotë këtë atëherë kjo ju rrit besimin tuaj”
Ish mesfushori i “Suprsve” e ka kompletuar këtë vit të mrekullueshëm për të me çmimin individual të siguruar të hënën në ceremoninë në Paris./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë