Raporti i Zinedine Zidanes me presidentin Florentino Perez është prishur pas kërkesës së klubit për një portier të ri.
Real Madridi është afër finalizimit të nënshkrimit me portierin e Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, transmeton portali arbresh.info. Por sipas raporteve të ndryshme, Zidane beson që arritja e portierit numër 2 të Spanjës do ta pengonte progresin e djalit të tij, Lucas.
Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes në Kupë të Mbretit kundër Numancias, ish fituesi i Topit të Artë reagoi ashpër kur është pyetur rreth Kepas.
“Nuk kam nevojë për ndonjë portieri”, shpërtheu Zidane.
Luca Zidane aktualisht është portieri i tretë në Bernabeu, prapa Keylor Navas dhe Kiko Casillas./arbresh.info/