Zinedine Zidane në Barcelonë? Përgjigjet francezi

15:33 | 13 Tetor 2017
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur për media para ndeshjes kundër Getafes në Coliseum Alfonso Perez.

“Getafe është rivali jonë kryesor tani”, tha fillimisht francezi, transmeton portali arbresh.info

Trajneri iu përgjigj gjithashtu thashethemeve se mund të largohet në fund të sezonit dhe idesë se mund t’i bashkohet Barcelonës.

“Zemra ime i përket Real Madridit dhe sot jam këtu. Edhe si një lojtar më kanë pyetur nëse dëshiroja të luaj diku tjetër pas Madridit, por unë nuk doja”, shtoi Zidane.

Real Madridi synon të sigurojë tri pikë kundër Getafes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme