Google ADS

Zinedine Zidane: Merituam fitoren ndaj Barcelonës

23:45 | 18 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane beson se kanë merituar fitoren sot (e mërkure) kundër Barcelonës.

Ndeshja e sotme (e mërkure) mes Barcelonës dhe Real Madridit që u zhvillua në “Camp Nou” përfundoi me rezultat të barabartë 0 -0, transmeton portali arbresh.info.

Tekniku ka thënë se e meritonin fitoren, mirëpo në futboll nuk merr atë që gjithmonë dëshiron.

“E merituam të fitojmë ndeshjen. Por, ky është futbolli, nuk merr gjithmonë çfarë do në ndeshje”

“Jam i lumtur me përformancën dhe i uroj lojtarët, por duhet të jemi më klinikë. Kur ke mundësinë si mysafirë i Barcelonës duhet të shënosh”

“Mirëpo, jam i lumtur me lojtarët, por kemi pasur mundësi për të fituar”

Zidane gjithashtu tha se është i lumtur me përformancën e Gareth Bale, goli i të cilit u anulua nga VAR./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme