Google ADS

Zinedine Zidane jep dorëheqje si trajner te Real Madridi?

12:59 | 31 Maj 2018
Arbresh Info

13:07 | LAJMI I FUNDIT: Zinedine Zidane konfirmon largimin tronditës nga Real Madridi

12:59 | Zinedine Zidane ka ngjallur dyshime rreth të ardhmes së tij në Real Madrid pas thirrjes si një konference për shtyp që do të zhvillohet duke filluar nga ora 13:00.

Trajneri francez i ka siguruar nëntë trofe gjigantit spanjoll gjatë kohës së tij në klub, përfshirë tre tituj në Ligë të Kampionëve qysh pasi mori detyrën në skuadër si një zëvendësues i Rafa Benitez në fillim të vitit 2016, transmeton portali arbresh.info.

Por, spekulimet rreth të ardhmes së tij janë rritur pas vendimit befasues për të thirrur për konferencë për shtyp menjëherë pas drekës.

Siç raporton ‘Cadena SER’, Zinedine Zidane do të prezantoj dorëheqjen si trajner i Real Madridit.

Ata pretendojnë gjithashtu që francezi ka pasur një takim me presidentin Florentino Perez vonë mbrëmjen e kaluar ku janë diskutuar shumë gjëra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme