Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane është duke vazhduar me interesimin e njëjtë për të transferuar mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Francezi është duke hyrë në vitin e fundit të kontratës dhe pritet të shitet gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Real-i kishte hequr dorë nga Pogba shkaku i buxhetit.
Mirëpo, sipas Le10Sport, Zidane vazhdon të ndjek francezin dhe ka kërkuar nga presidenti Florentino Perez, që të realizojë këtë lëvizje gjatë verës.
United thuhet se kërkon 60-70 milionë euro për kartonin e Pogba-s, ndërsa ka dyshime mbi kushtet personale të lojtarit.
Për të pranuar të transferohet në “Santiago Bernabeu”, Pogba kërkon se paku 200 mijë euro në javë./arbresh.info
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...