Zinedine Zidane ka humbur durimin para gazetarëve kur është pyetur rreth planeve të klubit për merkaton e verës.
Trajneri francez ishte pyetur rreth planeve të klubit pas përfundimit të sezonit kur humbi ftohtësinë e tij, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari: Antoine Griezmann?
Zidane: Pyesni atë ku do të shkojë.
Gazetari: Ferland Mendy?
Zidane: Si një trajner unë gjej lojtarë të shumtë interesant, por unë nuk do të flas për Ferlandin apo të tjerët duke respektuar të gjithë ata që janë këtu, tani nuk është koha.
Përkundër përgjigjeve të mbreta, një gazetar ndryshoi taktin dhe vendosi të provokonte atë me lojtarë që janë rrugës drejtë largimit.
Gazetari: Isco?
Zidane përgjigjet me ashpërsi: Nuk do t’iu tregojë asgjë.
Gazetari: Griezmann në Real Madrid?
Zidane: Nuk do të flas për të.
Gazetari: Luka Jovic në Real?
Zidane: Nuk do të flas as për të.
Gazetari: E ardhmja e Iscos?
Zidane: Nuk do të them asgjë. A nuk ka pyetje rreth ndeshjes së nesërme?
Real Madridi qëndron në pozitën e tretë në La Liga para ndeshjes së fundit për këtë sezon./arbresh.info/
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti