Google ADS

Zinchenko: Do të isha duke luftuar në Ukrainë, nëse s’do të kisha vajzën dhe familjen time

13:04 | 5 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Ukraina tash e disa ditë po përballet me agresionin rus.

Shumë qytetarë ukrainas kanë vendosur të qëndrojnë në vendin e tyre për të luftuar, teksa të njëjtën gjë do ta kishte bërë edhe lojtari i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko, vetëm nëse nuk do të ishte vajza dhe familja e tij, shkruan Zeri.info.

Kështu ka bërë të ditur vet Zinchenko, ku së fundmi ka dhënë një intervistë për “BBC Sport” ku foli për situatën e krijuar në Ukrainë.

“Thjesht po qaj. Tashmë ka kaluar një javë. Edhe kur e ngas makinën nga terreni stërvitor, thjesht mund të qaj nga asgjëja. Është gjithçka në kokën time. Imagjinoni vendin ku keni lindur, ku jeni rritur dhe ka vetëm tokë bosh. Unë mund t’ju tregoj një milion fotografi dhe video të çdo qyteti në vendin tim që ata shkatërruan. Njerëzit atje po më dërgojnë fakte… po vdesin nga uria. Njerëzit thjesht po mbijetojnë, duke fjetur nën tokë dhe në bunkerë.”, tha fillimisht futbollisti ukrainas.

Tutje, Zinchenko tha se edhe ai do t’iu ishte bashkuar ukrainasve në luftën për mbrojtjen e vendit, por përshkak të vajzës dhe familjes se tij nuk mundet.

“Do të jem i sinqertë, nëse jo për vajzën time, familjen time, do të isha atje. Unë thjesht kam lindur i tillë. Unë i njoh njerëzit e vendit tim, mentalitetin e tyre dhe të gjithë mendojnë njësoj. Jam shumë krenar që jam ukrainas dhe do të jem përgjithmonë për pjesën tjetër të jetës sime. Dhe kur shikon njerëzit se si luftojnë për jetën e tyre… nuk ka fjalë. Unë i njoh njerëzit, mentalitetin e njerëzve të mi nga vendi im, ata preferojnë të vdesin dhe do të vdesin. Por ata nuk do të heqin dorë”, ka deklaruar 25-vjeçari.

“Unë po mendoja disa ditë për këtë intervistë. A duhet ta bëj? A nuk duhet?” tha ai. “Por unë thjesht dua t’u dërgoj mesazhin të gjithë njerëzve që ju lutemi mos e injoroni këtë. Ne duhet të ndalojmë luftën”, tha futbollisti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme