Real Madrid do të bëjë një transferim gjatë verës për të zëvendësuar sulmuesin, Luka Jovic.
22-vjeçari ka dështuar të tregojë kualitetin duke shënuar vetëm dy herë në 24 paraqitje në të gjitha garat, transmeton portali arbresh.info.
Spekulimet e lidhin kapitenin, Pierre-Emerick Aubameyang me transferimin në “Santaigo Bernabeu”, pasi ish-ylli i Borussia Dortmund më herët ka zbuluar dëshirën për të luajtur për fanellën e “Los Blancos”.
Mirëpo, trajneri Zinedine Zidane ia ka bërë me dije klubit se preferon ta këtë në skuadër yllin e Liverpool, Sadio Mane.
Thuhet se tekniku francez është admirues i madh i Mane-s, andaj dëshiron të punojë me të në “Santiago Bernabeu”.
Pos tyre në listën e “Mbretërve” ndodhet edhe Erling Haaland./arbresh.info.
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...