Dy ditë para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit, Real Madridi e ka bërë të qartë se për ta është mbyllur biznesi zyrtar i hyrjeve dhe daljeve, përkundër faktit se ka marrë oferta të shumta për lojtarë si Dani Ceballos, Marcos Llorente dhe Borja Mayoral.
Por, Zinedine Zidane dëshiron që ata të qëndrojnë në skuadër dhe nuk kërkon të sjellë në skuadër as fytyra të reja, transmeton Express.
“Deri më 31 janar do të jemi të vëmendshëm ndaj asaj që na ofron tregu”, pati thënë trajneri francez në fillim të janarit, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.
Por, realiteti është se ai gjithmonë ka qenë i qartë se nuk dëshiron të sjellë lojtarë të rinj apo ta largojë ndonjërin prej djelmoshave të tij. /Express/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...