Google ADS

Zidane zbulon çfarë i pëshpëriti në vesh Gareth Bales

21:03 | 18 Shkurt 2017
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka zbuluar se çfarë i pëshpëriti sulmuesit uellsian para se të inkuadrohej në fushë.

Trajneri i Real Madridi thotë se i ka thënë sulmuesit Gareth Bale të shijojë thjeshtë ndeshjen që shënonte rikthimin e tij në klub, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Diçka e pabesueshme ndodhi në ndeshjen e fundit të Realit (Video)

“E gjitha që i thash unë atij pas zëvendësimit ishte që të shijonte takimin”, u tha Zidane gazetarëve pas ndeshjes.

“Gareth është Gareth. Ai është një lojtar i veçantë, ndryshe nga të tjerët. Jam gëzuar me rikthimin e tij, mbi të gjitha, jam i lumtur me të që ndihet sërish një lojtar pas tre muajve qëndrim jashtë fushe”

“Ai është shumë i lumtur dhe ishte shumë i etur për tu rikthyer. Ne jemi të gjithë të ngazëllyer me rikthimin e tij dhe ai është rikthyer në mënyrën më të mirë”, shtoi Zidane./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme