Zidane vendos në transferimin e Mbappes dhe Donnarummas

19:35 | 22 Qershor 2017
Arbresh Info

Kylian Mbappe dhe Gianluigi Donnarumma të dy kanë pranuar se e mendojnë të ardhmen e tyre në Real Madrid, por vazhdon të mbetet nëse të dy lojtarët 18-vjeçarë do të arrijnë në Santiago Bernabeu këtë verë apo verën tjetër.

Zinedine Zidane do të jetë personi që do të marr këtë vendim dhe pritet që të mbaj një takim brenda ditëve të ardhshme me presidentin Florentino Perez, transmeton portali arbresh.info. Në fakt, skuadra e ‘Los Blancos’ tashmë posedon emra të mëdhenj në klub, gjë që do të thotë që ata mund të kërkojnë që t’i shmangen ndonjë përzierje para koha dhe të panevojshme.

REAL MADRID 16/17 CAMPEON DE EUROPA 16/17 CAMPEON CHAMPIONS LEAGUE 16/17

Vlen të theksohet që rastet e të dy lojtarëve janë dukshëm të ndryshme, pasi Mbappe ka kontratë dy vjeçare te Monaco, ndërsa Donnarumma ka vetëm edhe një vit të mbetur në marrëveshjen me Milanin.

Sulmuesi francez është i ngazëllyer për të punuar nën udhëheqjen e Zidanes, por trajneri duhet të bind atë që do të fitoj kohë të mjaftueshme në fushë në ndryshimet e tij të skuadrës nëse arrihet transferimi këtë verë.

Lexo edhe: Stoke City zbulon të ardhmen e Xherdan Shaqirit

Në rast se trajneri dhe lojtari arrijnë marrëveshje që transferimi të ndodhë këtë verë, atëherë tarifa do të jetë 100 ose 110 milionë euro, e cila është më e vogël se ajo prej 130 milionë euro që kampioni në Liga 1 është duke kërkuar, transmeton portali arbresh.info.

donnarumma

Nga ana tjetër, Donnarumma ka vetëm edhe 12 muaj në kontratën e tij dhe Real Madridi mund të pres deri në verën e vitit 2018 për të nënshkruar me të pa pasur nevojë për ndonjë tarifë transferimi, por do të jetë në rrezik që ai të ndryshoj mendjen e tij ose të nënshkruaj me ndonjë klub tjetër.

Opsioni tjetër mund të jetë blerje e tij dhe ndonjë shumë prej 30 deri në 35 milionë euro besohet të jetë e mjaftueshme për Milanin, pasi që lojtari ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij.

Lexo edhe: Manchester United nuk heq dorë plotësisht nga Adnan Januzaj

Për ‘Los Blancos’, kjo shifër do të ishte e pranueshme duke e ditur gjithashtu që Donnarumma mund të jetë portieri i tyre për 15 vitet e ardhshme.

Në fund, do të jetë Zinedine Zidane që do të vendos kur këta dy yje do të transferohen te kryeqyteti spanjoll./arbresh.info

Të ngjashme