Zidane vazhdon të këtë interesim të madh për Pogbanë, por problemi qëndron te Reali

16:28 | 5 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane vazhdon të këtë interesim të madh për mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Francezi gjatë afatit kalimtar ishte i lidhur me një transferim në “Old Trafford”, mirëpo transferimi dështoi për shkak të çmimit të lartë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, tekniku francez vazhdon të këtë interesim të madh për Pogbanë dhe kërkon transferimin e lojtarit brenda afatit dimëror.

Nga ana tjetër edhe francezi po dëshiron të transferohet në Madrid dhe po bën presion të madh te “Djajtë e Kuq”.

Problemi kryesor është te “Los Blancos”, të cilët po mendojnë se francezi nuk është i duhuri për klubin, pasi Fede Valverde është në formë të mrekullueshme.

Pogba nuk ka luajtur në formacionin e Solskjaer që nga shtatori për shkak të një lëndimi.

Transferimi i tij pritet të prek vlerën prej 120 milionë euro./arbresh.info.

Të ngjashme