Zidane: Do vazhdoj të luftoj dhe nuk do dorëzohem kurrë

00:45 | 21 Janar 2018
Trina Galanxhi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se gjithmonë është pozitiv dhe asnjëherë negativ dhe se do të vazhdojë të luftojë sepse nuk dorëzohet kurrë.

Duke folur në një konferencë për media para ndeshjes së La Ligës kundër Deportivo la Coruna, francezi po ashtu e ka ripërsëritur se nuk ka plane për të transferuar lojtarë.

“Gjithmonë jam pozitiv e kurrë negativ”. tha francezi

“Kurrë nuk do të dorëzohem, por do të vazhdoj të luftoj dhe të mos dorëzohemkurrë. Duhet të vazhdojmë të bëjmë atë që dimë ta bëjmë mirë, si dhe të përmirësohemi në fushë ku jemi më pak kompetent”, ka shtuar Zidane.

“Nuk ka plane për të blerë lojtarë”. përfundoi tekniku madrilen. /albeu.com/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme