Zidane: Unë nuk jam trajneri më i mirë

12:21 | 26 Tetor 2017
Arbresh Info

Zinedine Zidane nuk beson se ai është trajneri më i mirë në botë pavarësisht se rrëmbeu çmimin nga FIFA si “Trajneri më i Mirë” në fillim të kësaj jave.

“E pranoj çmimin dhe mendoj se është për shkak të punës që ne kemi bërë sezonin e kaluar”, u tha Zidane gazetarëve para ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Fuenlabradas, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi fituar shumë trofe së bashku si një skuadër dhe jam shumë i lumtur, gjithashtu nuk jam këtu për të thënë se nuk e meritoj për shkak të arritjes, mendoj se e meritoj këtë dhe jam i lumtur gjithashtu për ta pranuar atë”

“Por nëse më pyesni nëse unë jam trajneri më i mirë në botë, atëherë përgjigjja do të jetë jo sepse mendoj se këtu ka trajner më të mirë sesa unë”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme