Zidane tregon nëse mendon dorëheqjen nga Real Madridi

16:19 | 4 Dhjetor 2020
Arbresh.info
Real Madridi nuk po kalon momente të mira rishtazi. Dy humbje në dy ndeshjet e fundit kundër Deportivo Alavesit dhe Shakhtarit, kanë rritur presionin në kampin madrilen.

Megjithatë trajneri Zinedine Zidane thotë se e ka mbështetjen e gjithë klubit dhe do të vazhdojë punën.

“Unë kam besimin e klubit dhe të gjithëve. Unë nuk mund të jem i lumtur kur humbasim një lojë dhe as lojtarët. Ne e dimë. Jam me fat të jem pjesë e këtij klubi. Nëse lojtarët janë me mua? ata dhanë maksimiumin. Ne e dimë që së bashku mund të dalim nga ajo. Kur gjërat nuk shkojnë mirë, ata janë të parët që nuk janë të lumtur” deklaroi Zidane.

/Indeksonline/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme