Të dielën, Zinedine Zidane do ta zhvillojë finalen e tij të nëntë si trajner i Real Madridit. Legjenda franceze nuk e ka humbur asnjërën nga tetë finalet e mëparshme si trajner.
Ai ka fituar në tri finale të Ligës së Kampionëve (2016, 2017, 2018), si edhe në dy finale të Superkupës Evropiane (2017, 2018), dy finale të Kupës së Botës për Klube (2016, 2017) dhe një finale të Superkupës së Spanjës (2017).
Nëse Zizou ia del që ta fitojë edhe trofeun e dytë të Superkupës së Spanjës këtë fundjavë, ky do të jetë trofeu i dhjetë me Realin (duke përfshirë edhe titullin e La Ligas për sezonin 2016/2017) duke iu afruar rekordit Miguel Munoz (që i ka fituar 14 trofe) si trajneri më i suksesshëm në histori të Los Blancos.
Në përgjithësi, Zidane i ka fituar 66 për qind të ndeshjeve që i ka drejtuar (124 fitore, 40 barazime dhe 22 humbje) gjatë dy qëndrimeve te Mbretërit (janar 2016 – qershor 2018 dhe mars 2019 – deri më tani).
Rivali i kryeqytetit, Atletico Madrid, do të jetë kundërshtari i Realit në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën. Los Rojiblancos e eliminuan Barcelonën në gjysmëfinale. /Telegrafi/
Gara | Kundërshtari | Rezultati |
Liga e Kampionëve | Liverpool | 3-1 |
Kupa e Botës për Klube | Gremio | 1-0 |
Superkupa e Spanjës | Barcelona | 2-0 dhe 1-3 |
Superkupa e Evropës | Manchester United | 2-1 |
Liga e Kampionëve | Juventus | 1-4 |
Kupa e Botës për Klube | Kashima | 4-2 |
Superkupa e Evropës | Sevilla | 3-2 |
Liga e Kampionëve | Atletico Madrid | 1-1 |
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...