Zidane trajner i Juventusit? Legjenda franceze nuk e përjashton këtë opsion

23:09 | 26 Shkurt 2024
KRG

Zinedine Zidane ka qenë pjesëmarrës në premieren e dokumentarit të ish-trajnerit të Italisë dhe Juventusit, Marcello Lippi, ku ndër të tjera komentoi edhe mbi të ardhmen e tij.

Ish-fituesi i Topit të Artë shkëlqeu tek Juventusi nën urdhrat e Lippit, duke luajtur për ‘Bianconerët’ nga 1996 deri në 2001 kur u transferua tek Real Madridi për një shifër rekord të parave.

“Si trajner, unë kam mësuar shumë nga të dy Lippi dhe Carlo Ancelotti”, ka thënë Zidane për Sky Sport Italia.

“Lippi ishte trajneri i parë i cili në të vërtetë besoi tek unë. Ai më solli tek Juve dhe unë u bëra lojtar falë tij”, është shprehur Zidane.

Ndeshja e tij në karrierë gjithashtu kryqëzoi rrugët me Lippin, i cili ishte përzgjedhës i ekipit të Italisë që fitoi Kupën e Botës 2006 në penallti.

Ndërkohë, Zidane ishte lidhur me një rikthim të mundshëm në Serie A, më saktësisht tek Juventusi, për të zëvendësuar Massimiliano Allegrin sezonin e ardhshëm.

Ai u pyet nëse do do dëshironte që të përjetonte zejen e trajnerit edhe në Itali gjithashtu.

“Pse jo, gjithçka mund të ndodhë. Unë do të doja të jem trajner në Itali ndonjë ditë”, ka deklaruar 51-vjeçari.

Zidane kishte qenë asistent i Ancelottit, por u bë trajner në dy periudha të ndryshme tek Real Madridi nga janari i 2016 deri në maj të 2018, dhe përsëri nga marsi i 2019 deri në qershor 2021./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme