Real Madrid-i momentalisht është 15 ndeshje pa humbur në La Liga, kurse synojnë të thyejnë tjetër rekord.
Ky rekord është arritur në dy sezonet, pra në 11 ndeshjet pas pandemisë dhe katër në këtë edicion, “Los Blancos” nuk di për humbje, transmeton portali arbresh.info.
Në këto 15 ndeshje, Real-i ka fituar 13, kurse ka barazuar dy prej tyre.
Skuadra e Zinedine Zidane ka shënuar vetëm 27 herë duke bërë që golaverazhi është më pak se dy gola për ndeshje, mirëpo kanë përforcuar dukshëm mbrojtjen duke mbajtur portën e paprekur nëntë herë.
Zidane synon të thyejë rekordin e 30 ndeshjeve pa humbje, rekord i vendosur në vitin 1988-89.
Me teknikun francez, klubi spanjoll ka arritur 28 ndeshje e pamposhtur në dy sezonet 2015/16 dhe 2016/17./arbresh.info.
Slot shpjegon arsyen pse Chiesa nuk po luan te Liverpooli, n...
BQK dhe Banka e Italisë me marrëveshje për projektin për pag...
Bedri Hamza para futbollistëve premton mbështetje për shkoll...
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin