Google ADS

Zidane: Situata në Real Madrid është e tmerrshme

20:09 | 13 Janar 2018
Arbresh Info

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranuar se skuadra e ti është në një situatë “tmerrshme” pas disfatës së tyre të fundit në La Liga.

“Ne nuk e meritojmë këtë”, u ka thënë fillimisht Zidane gazetarëve pas ndeshjes. “Mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. Është shumë vështirë për besimin. Ne kishim shanse për të shënuar por në fund ne nuk mund t’i përballonim kundërsulmeve dhe është thjeshtë e tmerrshme për të gjithë lojtarët”

“Ajo që duhet të bëjmë ne është të vazhdojmë së punuari sepse do të vije një kohë dhe ne duhet të jemi këtu. Mbi të gjitha gjërat negative që janë duke na ndodhur, ne do të shkojmë për të shikuar në diçka pozitive”

“Ne duhet të marrim një fitore nga diku. Ne e dimë situatën që çdo ditë po komplikohet, prandaj ne nuk duhet të mendojmë për ligën, vetëm për ndeshjen e ardhshme”

Ndeshja e ardhshme e Madridit është ajo në Kupë të Mbretit kundër Leganes mbrëmjen e së enjtes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme