Zinedine Zidane ka thënë se Gianluigi Buffon mund të vendos për të luajtur për një tjetër sezon pas eliminimit dramatik të Juventusit nga Real Madridi.
Portieri legjendar ka sugjeruar më parë se ai do t’i jap fund karrierës së tij në fund të sezonit 2017/18 pas një karriere ilustruese prej 23 viteve, transmeton portali arbresh.info.
Në rast se ndodhë kështu, imazhet e fundit të Buffonit në një ndeshje në Ligë të Kampionëve do të mbesin reagimet e tij ndaj gjyqtarit Michael Oliver për vendimin për të akorduar penalti në favor të Madridit, rast për të cilin u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Zidane, i cili është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen e tij të fundit profesionale, beson se veterani mund të vazhdojë ende lojën.
“Nuk mendoj se ai e meriton të largohet në atë mënyrë por rasti tani nuk mund të rikthehet”, u ka thënë Zidane gazetarëve gjatë konferencës për shtyp. “Ajo që ndodhi në fund të ndeshjes nuk do të ndryshoj apo të marr diçka të largoj nga ajo që ndodhi në lojë”
“Ai është një lojtar i shkëlqyer dhe ndoshta kjo nuk është paraqitja e tij e fundit në Ligë të Kampionëve”
Cristiano Ronaldo realizoi në minutën e 98′ penaltinë duke i siguruar fitoren Real Madridit me rezultat të përgjithshëm 4 me 3./arbresh.info/
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...