Google ADS

Zidane shpjegon pse u largua Ramos në mes të ndeshjes

17:16 | 10 Mars 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane ka zbuluar se Serigo Ramos u largua nga fusha në fitoren e sotme (e shtunë) të ‘Los Blancos’ për të kryer një nevojë fiziologjike.

Sergio Ramos u largua nga fusha për disa minuta gjatë ndeshjes së fituar 2 me 1 të Real Madridit kundër Eibarit për t’iu përgjigjur një procesi natyror, ka zbuluar trajneri francez, transmeton portali arbresh.info.

Pas humbjes së Raphael Varanes për shkak të lëndimit në kokë, Ramos u largua nga fusha në minutën e 73′ duke shkaktuar një konfuzion në media dhe tek spektatorët për shkak se Madridi kishte shfrytëzuar të tri zëvendësimet.

Pas pak minutash, Ramos u shfaq sërish në stadium duke u rikthyer në pozitën e tij.

Por, Zidane u desh të sqaroj këtë në konferencën e tij për shtyp duke pretenduar se Ramos kishte nevojë për t’iu përgjigjur një thirrje të natyrës.

“Ai e dhi** pak vetën”, u ka thënë troç ZIdane gazetarëve. “Ai ishte në tualet”

/arbresh.info/

Të ngjashme