Zinedine Zidane ka folur pas humbjes së Real Madridit nga Girona në takimin e mbrëmjes së të dielës i vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit spanjoll.
Real Madridi është befasuar nga skuadra modeste katalunase, duke humbur me rezultat 2-1 edhe pse ishte në avantazh në pjesën e parë.
Megjithatë, për Zidanen nuk është tragjike kjo humbje, pasi skuadra e tij luajti mirë dhe futbollistët e tij luajtën mirë, por ndeshja u vendos nga detajet.
“Sonte humbëm tre pikë dhe jemi tetë pikë pas Barcelonës. Por, ne e dimë se do të kemi edhe ditë të mira dhe do të rikthemi”, tha fillimisht Zidane pas humbjes nga Girona.
“Në futboll vendosin detajet. Këtë nuk e kishim planifikuar fare, por nga tani nuk ka më kthim mbrapa dhe duhet të shikojmë vetëm para”.
“Nuk pajtohem me atë se Reali nuk luajti mirë, djelmoshat dhanë gjithçka në fushë këtë ndeshje”.
“Është e vërtetë se na mungoi koncentrimi në fillim të pjesës së dytë. Kishim dy raste të mira për të dyfishuar epërsinë, por që nuk i konkretizuam”.
“Sidoqoftë, do ta shikojmë përsëri ndeshjen dhe do të shohim se ku kemi gabuar”, përfundoi trajneri francez.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...