Zidane rrezikon shkarkimin, dy ndeshjet e ardhshme vendimtare

09:07 | 23 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Zinedine Zidane po përballet me humbjen e punës te Real Madrid, nëse skuadra e tij nuk përmirësohet në dy ndeshjet e ardhshme.

Real Madrid janë vetëm një pikë larg kreut në La Liga, por kanë pësuar disfata të turpshme kundër Cadiz dhe Shakhtar në dy ndeshjet e fundit.

Ndeshja e radhës kundër Barcelonës, mund të jetë vendimtare për të ardhmen e francezit.

Real Madrid të shtunën takohet me Barcelonën, për ‘El Clasicon’ e parë të këtij sezoni.

Ndeshja e tyre pasuese do të jetë në udhëtim kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Kujtojmë se Zinedine Zidane konsiderohet në mesin e trajnerëve më të mirë të Real Madrid, duke fituar tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme