Zidane: Ronaldo është shembull për të gjithë

23:37 | 2 Shkurt 2018
Arbresh.info

Zinedine Zidane është i lumtur me punën e Cristiano Ronaldo tek Real Madrid, megjithë statistikat jo të mira të portugezit këtë edicion.

Asi i Los Blancos po kalon një ndër sezonet më të dobëta në karrierë me fanellën e Real Madrid, gjë që është reflektuar edhe në rezultatet e skuadrës.

Sido që të jetë, Zinedine Zidane, e sheh në gjendje të mirë portugezin, nga i cili pret të jetë shumë vendimtar në ndeshjet e ardhshme, sidomos në Ligën e Kampionëve.

“Cristiano është gjithmonë këtu. Ne gjithmonë kërkojmë më shumë nga Cristiano sepse ai është lideri ynë”.

“Kur ndeshja të përfundojë, ju thoni Ronaldo mund të bëjë edhe më mirë, por jam i lumtur me të. Ai është shembull për të gjithë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme