Zinedine Zidane e ka deklaruar Cristiano Ronaldon si “lojtarin më të mirë në botë” pasi shënoi rikthimin e tij në Real Madrid duke realizuar dy herë në fitoren 3 me 0 në Ligë të Kampionëve ndaj Apoelit.
“Ai është lojtari më i mirë në botë”, ka thënë trajneri Zinedine Zidane për Ronaldon pas ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.
“Ai është gjithmonë këtu, ai gjithmonë shënon. Nëse do ishte me fat sonte, ai mund të shënonte katër gola”
“Ne jemi në dijeni për aftësinë që ka Cristiano”
Ronaldo aktualisht ka katër ndeshje jashtë fushës për shkak të ndëshkimit me pesë ndeshje mos-lojë në ligën spanjolle për shkak të shtyrjes së gjyqtarit në finalen e Superkupës muajin e kaluar ndaj Barcelonës./arbresh.info/
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...