Zinedine Zidane ka thënë se Juventusi e vuri nën presion Real Madridin, por skuadra e tij u tregua më efektive dhe Cristiano Ronaldo dallon nga lojtarët tjerë.
Mbretërit e pushtuan fushën e Allianz Juventus Stadium duke fituar me rezultat 3-0 dhe duke iu afruar gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Ishte pritur një hakmarrje e Zonjës së Vjetër pas humbjes në finalen e kaluar (4-1), mirëpo bardhezinjtë u treguan të pafuqishëm përballë Los Blancos.
“Nuk është lehtë t’ia shënosh tre gola Juves në fushën e vet. Bëmë një paraqitje të shkëlqyer, por Juve luajti po ashtu mirë, na vuri nën presion dhe pati rastet e veta për të shënuar, mirëpo ne ishim më efektivë”.
“Natyrisht se Juventusi nuk është i kënaqur me rezultatin e sotëm (e martë), por unë do ta kem gjithmonë Juven në zemrën time”, ka thënë Zidane për Mediaset Premium./Telegrafi/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...