Zidane: Reali dhe Juve dallojnë shumë pak

18:16 | 30 Maj 2017
Arbresh Info

Zinedine Zidane insiston se Real Madridi dhe Juventusi e meritojnë të dy vendin në finale të Ligës së Kampionëve, por shton se nuk sheh ndonjë dallim të madh ndërmjet dy skuadrave.

‘Los Blancos’ triumfojnë në statistikat si golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në këtë kompeticion duke shënuar gjithsej 32 herë deri në arritjen e tyre në Carddiff, ndërsa Juventusi ka pranuar deri tani vetëm tri gola dhe ka shënuar gjithsej 12, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Goditja e lirë më e tmerrshme e Cristiano Ronaldos në karrierën e tij (VIDEO)

“Njerëzit thonë se Juventusi mbrohet mirë dhe që ne jemi më të mirët në sulm, por unë nuk mendoj kështu”, u tha Zidane gazetarëve. “Nuk besoj se ekziston ndonjë dallim shumë i madh ndërmjet skuadrave. Këto janë dy skuadrat më të mira që shkojnë për të luajtur në finale. Është diçka e merituar pas një sezoni shumë të gjatë”

Madridi kërkon fitoren e Ligës së Kampionëve për të tretën herë brenda katër viteve, ndërsa triumfi i fundit nga Juventusi ishte në vitin 1996./arbresh.info

Të ngjashme