Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka hedhur poshtë raportet që sugjerojnë që francezi do të shes Iscon nga klubi.
Raportet në Itali sugjerojnë që trajneri francez ishte i pakënaqur me performancat e mesfushorit dhe do t’i lejoj atij të largohet nga klubi për të qenë në gjendje të nënshkruaj me yllin e Chelseas, Eden Hazard, transmeton portali arbresh.info.
“Dua që Isco të shpenzoj të gjithë karrierën e tij këtu”, ka thënë Zidane në një konferencë për shtyp të mbajtur sot (e premte).
“Qëndrimi im për nuk do të ndryshoj, ai është një lojtar i shkëlqyer dhe e ka shfaqur këtë vazhdimisht”
“Prandaj po, raportet (nga ‘El Chiringuito’) janë gënjeshtra”
“Ndeshja kundër Real Madridit? Ne kemi një ide për të luajtur një ndeshje të fortë, por do të jetë e vështirë kundër një kundërshtari të fortë, por ne do të përpiqemi për të siguruar tri pikë”
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...