Zidane: Ramos, kapiteni më i mirë që mund të kemi

13:32 | 27 Shkurt 2018
Arbresh Info

Zinedine Zidane është i kënaqur me aftësitë drejtuese të Serigo Ramos.

Trajneri i Real Madridit beson që klubi i tij nuk shpreson të ketë një kapiten më të mirë se reprezentuesi spanjoll, transmeton portali arbresh.info.

“A është ai kapiteni më i mirë që Madridi mund të ketë? Po, sigurisht”, është përgjigjur Zidane.

“Ai është një lider, ai e ka shfaqur këtë dhe ai është kapiteni jonë pa asnjë dyshim. Kjo nuk diskutohet. Kapiteni jonë është shumë i dashur, në fushë dhe jashtë saj”

“Ai është spektakolar”

Kampioni në fuqi i Evropës dhe Spanjës aktualisht qëndron në pozitën e tretë në La Liga me 14 pikë prapa Barcelonës si lidere e tabelës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme