Katari raportohet se i ka ofruar ish trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidanes, një kontratë 200 milionë euro për të drejtuar vendin e tyre në Kampionatin Botëror 2022.
E gjithë kjo është zbuluar nga miliarderi egjiptian Naguib Sawiris, ndërkohë që edhe mediat e tjera të mëdha si ‘Marca’, ‘AS’ dhe ‘Mundo Deportivo’ raportuan për këto zhvillime, transmeton portali arbresh.info.
Sawiris shkroi gjithashtu se francezit i është ofruar një kontratë katër vjeçare nga Katari, megjithëse nuk është bërë e qartë se kur marrëveshja do të startoj.
Megjithatë, ‘AS’ kundërshton këto plane duke shtuar se ish mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, pritet të drejtoj kombin për katër vite.
Zinedine Zidane në formë befasuese dha dorëheqje si trajner i Real Madridit të enjten, pothuajse vetëm një javë pasi ai i siguroi ‘Los Blancos’ titullin e tretë radhazi në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
https://twitter.com/NaguibSawiris/status/1002185715806101506
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?