Sipas të gjitha gjasave, Andrea Pirlo nuk do të jetë trajner i Juventusit nga edicioni i ardhshëm, ndërsa raportet nga Italia thonë që vendin e tij pritet ta zërë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane.
Francezi luajti për “Zonjën e Vjetër” nga 1996 deri më 2001, para se të transferohej te “Los Blancos”, ku luajti deri në pensionimin e tij në vitin 2006.
Kur u pyet për të ardhmen e tij pas përfundimit të edicionit, Zidane nuk pranoi të komentonte asgjë.
Gazzetta dello Sport raporton se Pirlo do t’i ketë tri ndeshjet e fundit me Juventusin dhe më pas ai do të largohet nga “Allianz Stadium”. /Gazeta Express/
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zja...
Raportohet se Florian Marku është arrestuar sërish, kësaj ra...
Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike
Publikohet 11-shja startuese e Real Madridit për ndeshjen nd...
PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës S...
Hamza promovon potencialet e energjisë së rinovueshme, premt...