Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është përfshirë në një aksident të lehtë, ku ka goditur nga mbrapa me veturën e tij një veturë tjetër në një lagje në periferi të kryeqytetit spanjoll.
Gjithçka është zbuluar nga i aksidentuari, Ignazio Fernando, spanjolli që maikina e tij ishte goditur nga ajo Audi e Zidanes.
Ai ka dhënë edhe një intervistë për mediat spanjolle duke treguar të gjithë detajet nga përplasja me makinën e kampionit francez.
“Më goditi nga pas dhe sapo doli nga makina, e njoha menjëherë. I thashë se do të doja të ishim takuar në rrethana të tjera, por më mirë edhe kështu”.
“Vetë isha i qetë, sepse të paktën isha i sigurt që do të më paguante të gjithë dëmin”.
“I dhashë numrin tim të telefonit dhe i kërkova të bënim një fotografi, gjë që e pranoi menjëherë. Më pas më telefonoi një përfaqësues i tij, që pagoi dëmet dhe më falënderoi që nuk e kisha vonuar shumë, pasi Zidane ishte me nxitim”, ka treguar spanjolli për takimin e tij me legjendën spanjolle. /Telegrafi/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?